Bayern Munchen ia doli të fitojë Kupën e Botës për klube, e cila u zhvillua në Katar, duke mposhtur me rezultatin 1-0 Tigers.
Megjithatë ngjarje të ndodhura gjatë Kupës së Botës, vazhdojnë të prodhojnë lajme. Rasti i fundit ka të bëjë me sheikun, Joan bin Hamad Al Thani, i cili është përfaqësues i familjes mbretërore.
Gjatë kohës kur po ndaheshin çmimet, pasi ishte mbyllur ndeshja, shihet sheiku, teksa i injoron totalisht gjyqtaret femra. Ndryshe nga sa kishte vepruar me gjyqtarët meshkuj, të cilët i kishte përshëndetur dhe i kishte takuar me grusht, gjyqtaret femra, Edina Alves Batista dhe Neuza Bek, ai nuk i pa as me sy. Gjatë kohës kur gjyqtarët po kalonin, sheiku nuk reagoi fare.00:0000:17
E gjitha mendohet të ketë ndodhur për shkak të fesë dhe kulturës në fenë myslimane, ku ndalohet kontakti mes personave të një seksi tjetër.