Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, komentoi protestën e bizneseve për bllokimin e hyrjeve në Prishtinë, që tashmë po zhvillohet dhe siç duket po i pengon shumë.

Ndonëse vet e kanë bllokuar Kuvendin që rreth dy muaj, por Kurti tha se “koha e barrikadave ka kaluar”.

“Për të mbrojtur 1 përqind të ndërmarrjeve më të fuqishme, në kurriz te 99 përqindëshit dhe te familjeve anembanë Kosovës, ata po duan që të bëjnë barrikada në hyrjet e Prishtinës, por koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar, i kemi hequr ato kudo ku kanë qenë dhe jemi zotuar që s’do të lejojmë që të vendosen të reja”, tha ai.

Related Posts