Numri 13 konsiderohet baksuz, që nga ‘Darka e Fundit’ e Jezu Krishtit e deri sot.
Edhe sot, soliterët nëpër botë nuk e kanë katin e 13-të dhe në hotele nuk e gjen dhomën e 13-të, kurse në Tarot, numri 13-të quhet ‘Death’.
Vdekja nuk është gjithmonë e keqe, është e mirë kur vdes e keqja, kur merr fund trishtimi dhe vuajtja.
Vdekja është nevojë.
Kjo frika folklorike nga 13-shi, që vlen për botën, kësaj radhe nuk vlen për neve.
Ne sikur jemi përjashtim, prandaj kemi mbijetuar kaq gjatë.
Ne jemi popull me një fat të çuditshëm, misterioz, prandaj përvjetori i 13-të i pavarësisë, papritur dhe krejt pabesueshëm, si me magji, na gjen të çliruar nga:
Vrasësit,
Kriminelët,
Hajnat,
Dhunuesit dhe
Psikopatët më të mëdhenj shqiptarë, të cilët qe 20 vite e kanë vjedhur dhe e kanë shkatërruar vendin.
Kosova ka bërë dy luftra:
Luftën për çlirim nga pushtuesi serb, dhe
Luftën për çlirim nga ‘çlirimtarët’ e rremë
dhe nga LDK-ja zhvatëse dhe shtinjake.
Qe 13-të vite (PDK, LDK, AAK) e kanë shfrytëzuar shtetin për shpëlarje të pareve, krim, korrupcion, pasurim dhe frustrim seksual.
S’kanë lënë donacion e ndihmë pa e vjedhur.
Të gjithë janë pasanikë të egër dhe të paligjshëm, e populli i përjashtuar nga Drejtësia jeton në mjerim.
Në 13-të vjetorin e pavarësisë, në Kosovë mori fund periudha e vështirë,
mori fund procesi i gjatë i çlirimit nga ‘çlirimtarët e babëzitur’ dhe të çmendur,
nga ata që e privatizuan luftën, nga ata që e përvetësuan gjakun e dëshmorëve dhe me atë gjak, me ato gjymtyrë të shpërndara nëpër atdhe,
me kujtimin e luftës për çlirim – bën tregti të pamëshirshme….
edhe me veshkat e varfanjakëve që i qitën në shitje për bukën e gojës (ua morën veshkat e nuk ua dhanë paret).
Sot Kosova fillon një tjetër jetë,
në Kosovë ka filluar diçka e re,
Kosova është çliruar nga e keqja dhe nga shëmtia.
Urime nga unë, urime nga e gjithë bota, një urim shqip më erdhi edhe nga Rusia 🇽🇰.
Shpëtuam 🙏
P.S. ‘Burgu i Dubravës, 13-të kate’ 💪