Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, thotë se pjesa më e madhe e pasurisë së tij do të shpenzohet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore në Afrikë gjatë 20 viteve të ardhshme.

69-vjeçari tha se “duke çliruar potencialin njerëzor përmes shëndetit dhe arsimit, çdo vend në Afrikë duhet të jetë në rrugën e prosperitetit”, transmeton Telegrafi.

Duke folur në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa, ai gjithashtu u bëri thirrje inovatorëve të rinj të Afrikës të mendojnë se si të ndërtojnë Inteligjencën Artificiale (IA) për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në kontinent.

Gates njoftoi muajin e kaluar se do të dhuronte 99% të pasurisë së tij të madhe – të cilën ai pret të arrijë në 200 miliardë dollarë – deri në vitin 2045, kur fondacioni i tij planifikonte të përfundonte operacionet e tij.

Related Posts