Mbi një milion myslimanë kanë filluar pelegrinazhin e Haxhit, të mërkurën në Mekë të Arabisë Saudite, ndërsa po merren masa shtesë për t’u përballur me vapën përvëluese të këtij viti, e cila pritet të kalojë 40 gradë Celsius.

Gjatë një periudhe pesë ditore, pelegrinët myslimanë – të cilët kanë mundësi financiare dhe janë fizikisht në formë – do të kryejnë ritualet fetare që e kanë origjinën më shumë se 1,400 vjet më parë.

Pasi temperaturat mbytëse të vitit të kaluar, që arritën deri në 47 gradë Celsius, rezultuan në më shumë se 1,300 vdekje, autoritetet saudite po marrin masa shtesë për të siguruar sigurinë e vizitorëve.

Këtë vit, Riadi ka shpenzuar miliarda dollarë për kontrollin e turmave dhe sistemet e ftohjes. Sistemi më i madh në botë dhe unik i ftohjes i instaluar në Xhaminë e Madhe do t’i mbajë pelegrinët të ndihen rehat në temperatura që variojnë nga 22-24 gradë Celsius.  elegrinëve po u thuhet gjithashtu të shmangin daljen gjatë ditës dhe zbulimin e kokës.

Pelegrinët përdorin çadra për t'u mbrojtur nga dielli gjatë Haxhit vjetor, pranë qytetit të shenjtë të Mekës, Arabia Saudite, më 15 qershor 2024.
Pelegrinët përdorin çadra për t’u mbrojtur nga dielli gjatë Haxhit vjetor, pranë qytetit të shenjtë të Mekës, Arabia Saudite, më 15 qershor 2024.

Pasi të hyjnë në Mekë, pelegrinët do të fillojnë udhëtimin e tyre duke rrethuar Qaben shtatë herë në drejtim të kundërt me akrepat e orës për të shprehur një përkushtim të unifikuar ndaj një Zoti të vetëm.

Pelegrinët do të udhëtojnë më pas në vende të tjera të shenjta në Mekë, ku do të kryejnë rituale dhe akte adhurimi shtesë.

Përpara se të largohen nga qyteti i shenjtë, myslimanët do të rrethojnë Qaben edhe shtatë herë, duke treguar një lamtumirë shpirtërore.

Related Posts