Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sapo ka lansuar këngën e saj të re “Heat”.

Kënga është ritmike dhe pritet të jetë hit i verës.

“Heat” lansohet pikërisht në ditën kur Rita performon në World Pride Music Festival në Ëashington, D.C, shkruan Official Charts.

Kënga është prodhim i Peter Thomas, i njohur për bashkëpunimet me yllin e popit alternativ Betty Who, ndërsa në tekst kanë kontribuar edhe Troye Sivan dhe Leland – ky i fundit njihet për sukseset e tij me këngë si “1999” nga Charli XCX dhe Troye, “Rare” nga Selena Gomez, apo “Kings & Queens” nga Ava Max.

Related Posts