Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar se pas dështimit të konsituimit të Kuvendit në përpjekjen e 29-të, do të dalë me një agjendë 15 pikëshe për bashkëpunim mes partive politike.

Në një reagim në Facebook, ai ka përsëritur thirrjen për një Qeveri të Unitetit, duke ftuar VV-në, PDK-në, AAK-në dhe Nismën që ta shqyrtojnë këtë propozim.

“Vazhdoj ta përsëris thirrjen time drejt liderëve të VV-së, PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s që t’i kthehen propozimit tim për një Qeveri të Unitetit. Ta vlerësojnë me kujdes”, ka theksuar ai.

“Uniteti sot nuk është luks – është domosdoshmëri”, ka shkruar Abdixhiku, duke shtuar se vendi nuk mund të vazhdojë me dështime të njëpasnjëshme dhe krizë politike.

Ai ka paralajmëruar se brenda kësaj jave do ta ofrojë publikisht partive platformën e tij bashkëpunuese për daljen nga kriza.

About Author
Kushtrim Guraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Ngjarjet e datës 9 qershor
Moti sot dhe ditëve në vazhdim
Jo 14, por 18 mijë euro, Benita me faturë nga Doctor Smile

Related Posts