Një ngjarje e rëndë tronditi Tolentinon, Itali, ku një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare, Gentiana Hudhra, u vra brutalisht me thikë të shtunën pasdite,

Sulmi ndodhi në rrugën Viale Benadduci, një zonë e frekuentuar e qytetit, ku ajo u godit disa herë me thikë para syve të kalimtarëve të tronditur.

Autori i dyshuar është ish-bashkëshorti i saj, 55-vjeçar, gjithashtu me origjinë shqiptare, i cili u gjet i ulur pranë vendngjarjes dhe u arrestua pa rezistencë. Viktima, nënë e dy fëmijëve të rritur, ishte ndarë prej tij prej tre vitesh, pa raporte të mëparshme dhune.
Policia po heton rrethanat dhe marrëdhënien mes tyre, ndërsa dyshohet se autori ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Related Posts