
Banorët në kryeqytetin iranian, Teheran, thanë për CNN se ndjenë shpërthime të reja që tronditën qytetin pasditen e së dielës, përcjell Reporteri.net.
Mediat shtetërore raportuan për shpërthime në disa zona të banuara në perëndim të qytetit.
Nuk është ende e qartë shkalla e dëmeve apo nëse ka viktima.
Ushtria izraelite po mbante një konferencë për shtyp në momentin që u publikuan këto raportime, me një zëdhënës që konfirmoi se po kryheshin sulme të tjera.
“Nuk ndalemi së godituri as për një moment,” tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Effie Defrin. “Edhe tani, ne vazhdojmë të godasim dhjetëra objektiva të tjerë në Teheran.”
/Reporteri.net/
The post “Nuk ndalemi….”, shpërthime të reja tronditin Teheranin, vazhdojnë sulmet izraelite first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.