Që nga data 1 qershor bizneset të cilat kanë më shumë se 50 punëtorë kanë dalë në treg të hapur të energjisë elektrike.
Kësisoj të njëjtat pritet që për këtë muaj të paguajnë të shumëfishtë energjinë.
E për këtë, për herë të dytë të mërkurën mbi 1300 biznese dolën në protestë për të kundërshtuar vendimin e Zyres së Rregullatorit të Energjisë Elektrike.
Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë ky vendim do të ketë pasoja të mëdha të bizneset dhe në ekonominë e vendit.
“Ne kur flasim për tregun e hapur, tregun e lirë, të gjithë mendojnë që është një mundësi e mirë për të furnizuar me energji elektrike më lirë. Është e kundërta pasi prapë ofertat janë nga një operator ekonomik, janë më të shtrenjta rreth 250-300% më shtrenjtë se sa janë çmimet aktuale”, ka thënë Agim Shahini.
Bizneset, të mërkurën kanë kërkuar që brenda 10 ditëve, ZRRE-ja të pezullojë vendimin dhe liberalizimi i tregut të energjisë elektrike të bëhet pas një viti në mënyrë tranzicionale.
Bizneset, të mërkurën kanë kërkuar që brenda 10 ditëve, ZRRE-ja të pezullojë vendimin dhe liberalizimi i tregut të energjisë elektrike të bëhet pas një viti në mënyrë tranzicionale.