Rajoni i Anamoravës, si asnjëherë në historinë e tij do të ketë në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, përfaqësimin më të mirë.
Nga dhjetëra kandidatë që ishin pjesë e garës zgjedhore të 14 shkurtit nga subjektet e ndryshme politike, 12 prej tyre kanë siguruar votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e përbërjes së re të institucionit më të lartë të shtetit. Ajo që bie në sy kësaj here është se nga 12 deputetët e legjislaturës së re 9 janë gra të cilat kanë arritur të marrin besimin e qytetarëve për të qenë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës. Me këtë përzgjedhje që e kanë bërë qytetarët e Anamoravës kanë dhënë shembull për fuqizimin e rolit të gruar në shoqëri e politikë.
Lëvizja VETËVENDOSJE si fituese e zgjedhjeve do të ketë 9 deputetë në legjislaturën e re nga rajoni i Anamoravës, LDK do të ketë 3 deputete nga ky rajon, kurse PDK dhe AAK nuk kanë arritur të sigurojnë vende në Kuvend.
Deputetë e LVV-së nga Anamorava janë:
Arbëresha Kryeziu-Hyseni – Gjilan
Alban Hyseni – Gjilan
Arijeta Rexhepi – Gjilan
Labinotë Demi-Murtezi – Gjilan
Luan Aliu – Gjilan
Adriana Matoshi – Gjilan
Nijazi Isaku – Viti
Mirlinda Tishukaj Sadiku – Viti
Arta Bajralia – Kamenicë