Një ngjarje dramatike është shënuar të premten pasdite në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku një i ri ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke u hedhur nga kati i tetë i një ndërtese banimi, rapoeton Ekonomia Online.

Sipas raportimeve nga terreni, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur  njësitë e Policisë së Kosovës dhe ekipet e zjarrfikësve për të menaxhuar situatën.

Falë bashkëpunimit të shpejtë mes qytetarëve të pranishëm dhe autoriteteve, është arritur që i riu të shpëtohet dhe të largohet nga rreziku i menjëhershëm për jetën.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur qytetarët duartrokasin lehtësuar, pasi tentimi për vetëvrasje u parandalua me sukses.

Ende nuk dihen arsyet që e shtynë të riun drejt këtij akti, ndërsa autoritetet janë duke hetuar rrethanat e rastit.

EO ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe është duke pritur përgjigje për rastin.

 

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi – 13 Korrik

Horoskopi – 13 Korrik

July 13, 2026
Ngjarjet e datës 13 korrik
Kanye i ka dy fjalë pas koncertit të mbrëmshëm në Tiranë

Related Posts