Në mesin e shumë konkurentëve dhe përballë një jurie profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare, pianistja e re Alea Ibrahimi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke zënë vendin e parë në edicionin e 17-të të festivalit prestigjioz “Pianisti i Ri”, i mbajtur në Prishtinë.

Alea vjen nga një familje me histori të lavdishme, si mbesa e Dëshmorit të Kombit, Major Muharrem Ibrahimi, dhe po e vazhdon rrugën e nderit përmes artit e talentit të saj.

Nën udhëheqjen e profesoreshës Festina Vejsa Shllaku, Alea përmbylli një vit të suksesshëm shkollor, duke u dalluar në skenën muzikore kombëtare dhe ndërkombëtare me një varg çmimesh të rëndësishme:

Pjesëmarrjet dhe çmimet gjatë vitit:

  • ARSKOSOVA – Çmimi i dytë
  • Prishtina Talent – Çmimi i parë
  • El Maestro, Prishtinë – Pjesëmarrje
  • Polyhymnia, Shkup – Çmimi i dytë
  • Duet Pianistik – Çmimi i dytë
  • Mirënjohje nga Prenk Jakova
  • Pianisti i Ri, Tiranë – Çmimi i parë

Alea është shembull i përkushtimit, disiplinës dhe pasionit për muzikën, dhe me sukseset e saj po e nderon emrin e familjes, shkollës dhe gjithë komunitetit.

Urime të përzemërta Aleas dhe profesoreshës së saj për këto arritje të mëdha! Suksese edhe në të ardhmen!

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles

Related Posts