Kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi ka komentuar procesin e votimit dhe të rinumërimit të votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Kajtazi i ftuar në emisionin “Debat Plus”, është shprehur se nëse vendi do të shkonte sërish në zgjedhje LDK-ja dhe AAK-ja do të shuhen si parti.
“Nëse shkon vendi edhe njëherë në zgjedhje LDK-ja dhe AAK-ja nuk do të egzistojnë më hiq”, ka thënë Kajtazi.
Këtë koment Kajtazi e ka thënë gjatë një debati me deputetin e zgjedhur të AAK-së, Shkumbin Demalijaj.
Demalijaj i është drejtuar Kajtazit se vetëm ai mendon ashtu dhe se partia nga vjen ai do të egzistojë gjithmonë. /Insajderi.org