Një punëtor mashkull kosovar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra pas një incidenti në vendin e tij të punës.
Ngjarja ka ndodhur më 18 qershor 2025, rreth orës 12:15 në Suharekë, ku viktima dyshohet se ishte rrëzuar gjatë kryerjes së detyrave të punës.
Ai u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor, por përkundër përpjekjeve të stafit shëndetësor, më 23 qershor 2025 është raportuar se ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion dhe hetime të mëtejshme.