Pas arritjes së armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, tensionet në Lindjen e Mesme janë ulur ndjeshëm dhe si pasojë, çmimet e naftës kanë nisur të bien edhe në tregjet ndërkombëtare dhe në Kosovë.
Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tregjet globale nuk po e shohin më si të afërt rrezikun për një luftë të madhe apo për mbylljen e ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për furnizimin me naftë. Ai thekson se prodhimi i lartë nga SHBA dhe kërkesa më e dobët nga Kina dhe Europa po ndikojnë gjithashtu në uljen e çmimit.
Megjithatë, Berjani paralajmëron se nëse armëpushimi prishet apo ndodh ndonjë sulm në zonat e naftës, çmimet mund të rriten sërish shumë shpejt.
Çmimet aktuale në Kosovë janë:
🔹 Diesel: 1.24€ – 1.32€
🔹 Benzin: 1.23€ – 1.31€