Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, zbulon në një intervistë me Channel 13 se Izraeli kishte qëllime për të eliminuar Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Por, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se “mundësia nuk u paraqit kurrë”.

“Nëse ai do të kishte qenë në shënjestër, do ta kishim eliminuar”, tha Katz.

“Ne donim ta eliminonim Khamenein, por nuk kishte mundësi operacionale”, ka shtuar ai.

I pyetur nëse Izraeli kishte kërkuar miratimin amerikan për një veprim të tillë, Katz u përgjigj: “Nuk kemi nevojë për leje për këto gjëra”.

Kujtojmë se mediat kishin raportuar ditë më parë se presidenti amerikan, Donald Trump vuri veton ndaj një plani izraelit për të vrarë liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Një nga burimet citohet Trumpin të ketë thënë: “A e kanë vrarë iranianët ende një amerikan? Jo. Derisa ta bëjnë ata, nuk po flasim as për ndjekjen e lidershipit politik”.

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei shërben si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura dhe kontrollon Gardën Revolucionare dhe ai ka fjalën e fundit për të gjitha politikat kryesore në vend.

Related Posts