Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes me postimet e tyre në rrjetet sociale.
Së fundmi, dyshja publikoi një fotografi të realizuar gjatë një darke romantike në një nga restorantet e vendit. Por ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen ishte komenti i papritur i Luizit në përshkrimin e fotos: “Po bëjmë sikur jemi bashkë”.
Kjo deklaratë krijoi menjëherë reagime të shumta në rrjet, duke nxitur spekulime dhe komente nga ndjekësit e tyre. Disa e panë si një shaka, ndërsa të tjerë nisën të pyesin nëse kishte ndonjë krisje në marrëdhënien e tyre.