Nga 22 marsi i gjithë niveli arsimor do të jetë në pushim. Këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, pas një takimi që ka mbajtur me përfaqësues të ministrisë së Arsimit dhe IKSHPK-së.
“Në javën e fundit ka pasur rritje të rasteve edhe dje së bashku me institutin kemi komunikuar dhe sot e përcjellë mënyrën e punës që e kemi bërë gjatë muajve të verës e kemi ardhur në disa konkluzione që ditën e nesërme do ti analizojmë dhe do të vijmë me një përfundim dhe vendim dhe interesimi jonë është që të shkojmë pesë ditë përpara “, tha ai.