Një fluturim i një aeroplani të vogël pasagjerësh ka provokuar kurreshtje në Serbi dhe jo vetëm.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një Cessna Citation CJ3 i cili u filmua sot (e hënë) ndërsa ishte në fluturim duke fluturuar mbi Nish.

Sipas informacioneve në dispozicion, aeroplani u nis për në Beograd, por për një arsye të panjohur, nuk e vazhdoi udhëtimin e tij, por filloi të sillej mbi qytet.

 

Në fund, ai thuhet se ka zbarkuar përsëri në Nish në orën 14:23.

Siç theksojnë mediat serbe, në faqen e internetit të Flight Radar, mund të shihet se “aeroplani bëri gjithsej pesë rrathë” në një lartësi prej rreth 700 metrash.

Së paku deri në momentin e publikimit të shkrimit nuk ka detaje rreth arsyes së një veprimi të tillë.

Related Posts