Këngëtari i njohur, Shkëlzen Jetishi i njohur për publikun si Xeni, në emisionin “Ora e Pasdites” foli rreth karrierës së tij rreth 45 vjeçare, si dhe për përkrahësit e tij.
Ai thotë se është gjë e bukur kur ka shumë njerëz që e mbështesin, dhe që e kanë përkrahur për vite me radhë.
I pyetur nëse e pengon fama, Xeni thotë se përkundrazi ndjen kënaqësi kur njerëzit e ndalin në rrugë dhe i flasin, apo që i kërkojnë dhe foto.
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme: