Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Londër. Pesë fëmijë po luanin në një park, kur një pemë e madhe u rrëzua papritur mbi ta. Mes tyre
ishin edhe fëmijë shqiptarë.
Për fat të keq, një vogëlushe vetëm 7 vjeçe humbi jetën në këtë aksident të rëndë. Lajmi ka prekur zemrat e të gjithëve, ndërsa prindërit dhe familja përballen me një dhimbje të paimagjinueshme.
Fëmijët e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën, por mbeten nën kujdes mjekësor dhe psikologjik.
🙏 Ngushëllime të sinqerta familjes. Prehu në paqe, vogëlushe!