Sot është vendosur gurthemeli i stacionit të ri policor në Zubin Potok. 

Këtë e bëri të ditur ministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ky stacion modern do të jetë infrastrukturë e nevojshme për pjesëtarët e Policisë dhe burim i sigurisë e adresë e raportimit për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Sot, hodhëm gurthemelin e stacionit të ri të Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Ky stacion modern do të jetë infrastrukturë e nevojshme për pjesëtarët e Policisë sonë dhe burim i sigurisë e adresë e raportimit për të gjithë qytetarët pa dallim. Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mirë. Mbetemi të përkushtuar në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve, qetësisë publike e, pa dyshim, edhe sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ndryshe, Policia e Kosovës një ditë më parë bëri të ditur se investimi në fjalë është përpjekje për të përmirësuar sigurinë dhe praninë policore në këtë rajon.

“Ky stacion policor do të forcojë prezencën e Policisë në Zubin Potok dhe do të përmirësojë sigurinë për qytetarët”, thuhet ne njoftim.

Related Posts