Dy kandidatët për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Sejdi Hoxha, janë përplasur ashpër gjatë një emisioni televiziv.
Debati mes tyre u ndez kur Sejdi Hoxha u kyç drejtpërdrejt në transmetim, duke kërkuar ballafaqim të menjëhershëm me kundërshtarin e tij politik.
“Po du përballë Ramizit,” deklaroi Hoxha, duke sfiduar hapur Lladrovcin në Dukagjini.
Përgjigjja e kryetarit aktual nuk vonoi. “I vogël je ti mu ul përballë meje,” ia ktheu Lladrovci me ton përçmues, duke nënvlerësuar Hoxhën si rival.