Policia e Kosovës ka ndaluar gjashtë persona gjatë ceremonisë për vënien e gurthemelit për dy urat e reja mbi lumin Ibër.
Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se të njëjtit janë ndaluar për mosrespektim të urdhrave të Policisë.
Ai ka paralajmëruar gjoba ndaj të njëjtëve.
“Atyre do t’u shqiptohet nga një tiketë për kundërvajtje,”, ka deklaruar Elshani.