Një 48-vjeçar është marrë me forcë nga 4 shtetas të Shqipërisë, të cilët e kanë dhunuar në automjetin e përdorur për aktin.

Pas kallëzimit të bërë nga shtetasi D. S., shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndërmarrë veprime intensive për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve. Automjeti i përdorur nga ata është gjetur dhe sekuestrohet.

Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë rast, konkretisht Anderson Kodra, 27 vjeç, Klerjan Kodra, 31 vjeç, Jaho Kodra 35 vjeç dhe Samuel Puja, 27 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti, raporton TCH.

Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Related Posts