Pas kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, radhën e ka kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi për takim me të parën e vendit, Vjosa Osmanin.

Ai tashmë ka arritur në Presidencë ku edhe do të zhvillohet takimi, njofton Rilindjashqiptare, Presidentja dhe i pari i PDK-së do të diskutojnë mbi ngërçin institucional, temë për të cilën paraprakisht Osmani foli me Kurtin.

Pas takimit, kryetari i VV-së, tha se duhet t’u jepet shansa edhe të tjerëve, për të parë progresin.

“Unë besoj që duhet t’i japim shansin edhe takimeve të tjera dhe në fund të shohim se cili është progresi për të cilin jemi të interesuar që të gjithë”, u shpreh tutje Kurti.

Related Posts