Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, i njohur për publikun si Ghetto Geasy feston sot 43-vjetorin e lindjes.
Me këtë rast, bashkëshortja e tij, moderatorja e njohur Marina Vjollca, ka zgjedhur që urimin ta bëjë publikisht në rrjetet sociale.
“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime! Faleminderit që je bashkëshorti dhe babai më i mirë që mund të kërkojmë ndonjëherë. Jemi shumë me fat që të kemi – të dua pafundësisht”, ka shkruar Marina në përshkrimin e fotos.
Urimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente urimi nga ndjekësit dhe miqtë e çiftit të njohur.