Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i dërgoi një telegram homologut të tij amerikan, Marco Rubio, ku përcolli urimet për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shprehu shpresën për “stabilitet pozitiv” në marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ju kërkoj t’i përcillni urime të sinqerta popullit amerikan me rastin e festës kombëtare të SHBA-së dhe të shprehni mbështetjen e Federatës Ruse në aspiratat e tyre për unitet dhe realizimin e ëndrrës tradicionale amerikane,” theksoi Lavrov.

Në mesazhin e tij, ai shtoi se shpreson që marrëdhëniet midis dy vendeve të bazohen në respekt të ndërsjellë dhe interesat kombëtare, duke marrë parasysh “historinë, gjeografinë dhe realitetet në terren”.

Ky njoftim erdhi në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump pranoi se nuk kishte bërë përparim në përfundimin e konfliktit në Ukrainë, pas një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Rusia kërkon që “realitetet në terren” të konsiderohen në negociatat për paqen, ndërsa ushtria ruse kontrollon rreth 20% të territorit ukrainas.

Related Posts