Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në mënyrë që qytetarët të kenë qasje të lirë, çdo hapësirë e uzurpuar është duke u liruar. Për këtë, Rama ka bërë të ditur se sot kanë mbyllur disa parkingje ilegale, si veprim konkret në këtë drejtim.

Rama ka shkruar edhe se prioritet i tyre është qytetari.

‘‘Po ua kthejmë qytetarëve hapësirat publike!

Çdo hapësirë e uzurpuar po lirohet në mënyrë që qytetarët të kenë qasje të lirë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre në qytetin e tyre.

Sot kemi ndërmarrë veprime konkrete duke mbyllur disa parkingje ilegale që për vite me radhë kanë bllokuar lëvizjen e lirë në kryeqytet .

Qytetari është prioritet i yni – ka shkruar ai.

Related Posts