Ekskluzivisht sot për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në Qendrën e Ndalimit të Stacionit Policor në Suharekë, ku një person ka humbur jetën në rrethana që janë cilësuar si të dyshimta.

Bëhet fjalë për Nazif Kololli, 46 vjeçar.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), bazuar në autorizimet ligjore, ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin përkohshëm të tre zyrtarëve policorë – një rreshter dhe dy punonjës të Stacionit Policor në Suharekë, nën Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo masë vjen pas hetimeve preliminare lidhur me vdekjen tragjike të një të ndaluari, i cili dyshohet se është vetë-ngulfatur brenda dhomës së ndalimit, ku ishte i dyshuar për një rast dhune në familje.

Sipas IPK-së, ekziston dyshimi i arsyeshëm për neglizhencë të mundshme nga ana e zyrtarëve policorë në përmbushjen e detyrave, veçanërisht në garantimin e sigurisë së personit të ndaluar.

Related Posts