Infermieri Enliart Duraku ka ngritur akuza të ndaj kushteve në të cilat, sipas tij, po trajtohen pacientët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke shpërndarë fotografi dhe një reagim ndaj udhëheqjes aktuale të këtij institucioni.

Në imazhin e dërguar, shihet një vakt ushqimi që përbëhet nga vetëm dy feta bukë dhe një vezë e zier – një racion që ai e cilëson si “ushqim skandaloz”.

Ai ka akuzuar udhëheqësit aktualë për keqmenaxhim dhe për, siç ka thënë ai, papërgjegjësi ndaj shëndetit dhe mirëqenies së pacientëve.

“Ky është ushqimi skandaloz i cili u servohet pacientëve në QKUK, e cila po udhëhiqet nga dostat e uzurpatorit të zyrës së Ministrit të Shëndetësisë, deputetit Arben Vitia”, ka shkruar Duraku në mesazhin e tij elektronik.

Related Posts