Detaje shtesë ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet”, tha Kelani.
Policia e Kosovës, ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt.
Kuvendi vazhdon punimet në orën 20:00
Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë punimet sonte në orën 20:00.
Seanca e mbrëmjes mbahet pas kërcënimit me mjet të dyshimitë që e ndërpreu atë që ishte paralajmëruar për në orën 11:00.