Kur kishte votues, s’kishte kryetar.
Tash me kryetar por pa votues.
E shkreta LDK, s’iu nda gazepi prej qe i iku fryma në vitin 2006.
Megjithatë, mirë u bë që ndodhi rrokada.
E pergëzoj Lumirin për misionin e ri dhe e ftoj të divorcohet politikisht nga kultura e « skutizmit », dmth kultura e futjes ne skuta kur kerkohet veprim. Sepse ajo kulture e shkaterroi LDK-ne, duke e denuar atë të jetë periferia e te tjereve pa qene kurrë qendra e çeshtjeve.
Fakti që shkaterruesit e saj nuk gjeten asnjë fjalë për ta pranu fajin e debaklit ne zgjedhjet e 14 shkurtit, e bën edhe më të vlefshem largimin e tyre nga strukturat udheheqese. Mendoj që Lumiri me kryesinë e re duhet të merren më shumë me arsyet që sollen debaklin e të dalin nga cikli i vet-ngushellimit permes fajesimit te te tjereve.
S’ka kuptim e sidomos aspak dobi të sulmohen fituesit e jashtem dhe të amnistohen humbesit e brendshem.
Nejse…
Urime!