Ish kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, e ka akuzuar kryetarin aktual Kadri Rahimaj për bahçen 6 hektarëshe atje.
Sipas tij në Planin Zhvillimor që është miratuar të premten parashihet që kjo zonë të shndërrohet në zonë ndërtimi.
“Si n’bahçe t’babës n’bahçen e qytetarëve. Dje u miratua Plani Zhvillimor Komunal i Kamenicës. Brenda tij, është parapa që hapësira 6 hektarëshe në zemër të qytetit, të shndërrohet në zonë ndërtimi. Me t’njofshëm për t’njofshëm.”
Ai ka thënë se kjo hapësirë nuk është tokë cfarëdo, por është simbol i punës së përbashkët, prodhimit vendor e i mundësisë nga e kaluara.
“Kjo hapësirë nuk është një tokë çfarëdo. Është pjesë e kujtesës kolektive. Është simbol i punës së përbashkët, i prodhimit vendor, e i mundësisë nga e kaluara. Sot po kthehet në mundësi ndertimi banesor për rrethin e ngusht të kryetarit aktual. Gjatë kohës sa kam qeverisur, kemi insistu që bahçja t’i përkas komunës dhe e kemi fitu kontestin gjyqësor për t’ia kthy qytetarëve të Kamenicës. Tash po planifikohet per privatin. Në një kohë kur Kamenica e ka nivelin më të lartë të migrimit në Kosovë, kur të rinjtë po e lëshojnë vendin për mungesë mundësish, nuk mund ta trajtojmë këtë truall si mall privat. Në vend të ndërtimeve private, aty duhet të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët. Kamenica meriton më shumë. Kamenica e meriton vizionin që i hapë rrugë jetës e gjallërisë.”
The post Bahçja 6 hektarëshe e Kamenicës zonë për ndërtim, Kastrati akuza Rahimajt: Do të ndërtohen banesa për rrethin e ngushtë të kryetarit appeared first on Gazeta Express.