Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lipjan, ku një person ka humbur jetën në rrethana të dyshimta pas një incidenti në rrugë.
Viktima është një 27 vjeçar, i cili rreth orës 00:00, në rrugën “Haradin Bajrami”, ishte parë nën ndikim të alkoolit duke dalë në shiritin rrugor dhe duke sulmuar vetura dhe kalimtarë të rastit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat kanë vendosur situatën nën kontroll, ndërsa në lokacion ka arritur edhe emergjenca mjekësore. Megjithatë, mjekët kanë konstatuar se 27-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë: Hetuesit policorë, Njësitë relevante, dhe Prokurori i krimeve të rënda, i cili ka urdhëruar që të kryhen veprimet e nevojshme hetimore, përfshirë kontrollin e kamerave të sigurisë që mbulojnë zonën.























