Një person është raportuar i zhdukur në Podujevë.
Në raportin 24 orësh, Policia thotë se rasti po hetohet.
“PERSON I ZHDUKUR- Podujevë / 03.07.2025 – 08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti po hetohet nga ekipet relevante.