Pas muajsh heshtjeje dhe spekulimesh, Livia Brunga ka vendosur të flasë për situatën e krijuar me ish-partnerin e saj Mevlan Shaba.

Kjo vjen pas asaj surprize të diskutueshme në Big Brother VIP Kosova, ku një vajzë e identifikuar si partnerja e tij e njoftoi se ishte shtatzënë.

Në një deklaratë të gjatë dhe të drejtpërdrejtë, Livia shprehet:

Me ju thënë të drejtën, jam lodh. Jam lodh të ndjej në lëkurë një paragjykim që nuk ka lidhje me mu, nuk ka lidhje me historinë teme.

Por, gjëja që më ka lodh më shumë është të toleroj dhe të mbroj një person që nuk diti kurrë me marrë një përgjegjësi, dhe luajti me format më të pista, me mu, me prindërit e mi.

Do ishte më e thjeshtë me hesht, do ishte më e thjeshtë me kthy shpinen e me ec përpara, por kur dikush të dëmton shpirtin, kur dikush të qesh në fytyrë ndërkohë që po të bën copë copë dinjitetin dhe zemrën, aty nuk mba ma.

Jo, nuk jam shkatërruesja e as një çifti, çifti i ishte jemi. Jo, nuk e bën një shtatzani e ndodhur dy netë nëpër hotele, një vajzë të jetë “zonja” e situatës.
Dhe jo, nuk janë gënjeshtrat që e ndërtojnë një “familje” që praktikisht kurrë nuk ka ekzistu, por që është një jetë irrealiteti dhe komentuesa “farash në shkallë pallati” kanë dëshirë t’i trillojnë për një ose dy paraqitje të shfaqura nëpër ekran.

Do dukem e keqja e situatës, si përherë, por nuk trembem, sepse e vërteta kurrë nuk ka më shumë. Ka jetu çdo ditë me mu, ka marrë frymë çdo ditë me mu, ka hanger bukë me mu nga duart e mia, dhe në fund ka gjetë guximin edhe me e publiku nga frika e opinionit të botës, por asnjëherë të vërtetën. Dhe unë nuk i druhem me përkthy me forcë me fjalë “suporti”, aty ku promovimi i një gënjeshtre ishte primar për të ndërtu një kukull “djalë i keq”.

Por ti e dije! E dije! Jam lodh, dhe të kem këtu të pranishëm sa ma shumë veti të vërtetës dhe lumturi për të gjithë, por shpesh e vërteta ma bën rrugën më të vetmuar se kurrë.
Ju që do ajkoni, nuk më prekni në asnjë mënyrë, sepse unë e di të vërtetën, por ju rroj një ditë që atë çka e gjykoni te të tjerët, ta ndjeni në lëkurën tuaj, sepse shpirti që më jet jetës dhe më shtatzania nga dikush tjetër, që ka emri s’ka vlerë.

S’ka ma kthim, por vetëm pasoja.

Related Posts