Në konferencën për shtyp ku u prezantua zyrtarisht si trajner i ri i Milanit, Massimiliano Allegri bëri një deklaratë që ngjalli menjëherë entuziazëm te tifozët kuqezi, duke konfirmuar se Luka Modric do t’i bashkohet kuqezinjve.
Edhe pse aktualisht 38-vjeçari është ende në garë me Real Madridin në Kupën e Botës për Klube, Allegri konfirmoi se pas përfundimit të turneut, Modric pritet të mbërrijë në Milano gjatë muajit gusht.
“Po presim që të mbërrijë në gusht. Luka është një lojtar i jashtëzakonshëm që nuk ka nevojë për prezantim. Në mesfushë do të kemi në dispozicion Modricin, Riccin, Loftus-Cheek-un – i cili shënoi 12 gola dy sezone më parë – si dhe Fofanan, Bondon dhe Musah”.
“Do të luajmë me tre mesfushorë, duke u përshtatur me karakteristikat e secilit lojtar. Detyra ime është t’i bëj ata të performojnë në nivelin më të lartë”, deklaroi Allegri.
Modric largohet nga Real Madridi pas më shumë se një dekade suksesi të jashtëzakonshëm, për të nisur një sfidë të re në Serie A.