Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në Lipjan, pak pasi u arrestua nga policia do të varroset sot në orën 19:00.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit, të cilët bën të ditur se varrimi i 27 vjeçarit do të behët në varrezat e Banullës.

Agon Zejnullahu është i riu që vdiq në orët e para të së hënës në Lipjan.

Sipas policisë, viktima dyshohej se ishte në gjendje të dehur, derisa po sulmonte edhe kalimtarë e automjete në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Related Posts