Pesë policët nga Lipjani që u përfshinë në rastin ku vdiq 27 vjeçari Agon Zejnullahu, rrezikojnë të përfundojnë në paraburgim për 1 muaj, nën dyshimet për vrasje nga pakujdesia.

Prokurori i Shtetit pritet të ushtrojë kërkesën për masën e sigurisë në Gjykatë dhe kjo u bë e ditur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Zëdhënësja Kaltrina Shala, tha për Klankosova se prokurori kujdestar do ta parashtrojë kërkesën brenda afatit ligjor.

Related Posts