Fillojnë kërcënimet e drejtpërdrejta ndaj zyrtarëve policorë në Lipjan nga profile të rreme në rrjete sociale, të cilat përdorin gjuhë fyese, denigruese dhe etiketime të rënda kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Burime bëjnë me dije se një zyrtar policor nga Lipjani ka raportuar se është kërcënuar në Facebook nga një profil me emrin “Ha Wk”, ku janë shpërndarë publikisht fotografi të tij dhe bashkëshortes së tij, të shoqëruara me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police (organizatë terroriste)”.

Përveç kësaj, i njëjti profil ka publikuar edhe fotografi të zyrtarëve të tjerë të Stacionit Policor në Lipjan, me mbishkrime si “Kosovo Police terrorist group”, duke përhapur gjuhë urrejtjeje dhe kërcënimi që ka shkaktuar shqetësim dhe ndjenjë pasigurie te zyrtari dhe familja e tij.

Sipas informacioneve, rasti është konsideruar i ndjeshëm dhe me rrezikshmëri të lartë, ndaj janë njoftuar menjëherë: Njësia e hetimeve rajonale, Prokurori për krime të rënda dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Related Posts