Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një traktori dhe një automjeti në Kçiq të Mitrovicës.

Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

“Sot rreth ores 21:34 është raportuar per nje aksident trafiku në fshatinn Kçiq, të involvuar janë një automjet dhe nje traktor, një person ka marr lendime”, tha Pllana.

Pllana bëri të ditur se personi i lënduar nga ky aksident po trajtohet në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Related Posts