Ajana Pllana dhe Enes Mustafa kanë përfaqësuar me sukses Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM, e cila u mbajt në Barcelonë të Spanjës, duke u rikthyer me 6 medalje në total.
Në këtë garë prestigjioze, ku morën pjesë përfaqësues nga 35 shtete të ndryshme të botës, nxënësit nga shkolla Marif u vlerësuan me medalje në dy kategori kryesore: kodim dhe matematikë, duke dëshmuar përgatitje të lartë dhe talent të jashtëzakonshëm në shkencë dhe teknologji.
Pjesëmarrja dhe suksesi i tyre në një ngjarje kaq të madhe ndërkombëtare është një arritje e rëndësishme jo vetëm për shkollën Marif, por edhe për gjithë Kosovën, duke treguar potencialin e të rinjve tanë në skenën globale.