Drejtori marketingut në Telekomin e Kosovës, Trim Musliu dhe ish-drejtori Financiar, Armend Osaj, kanë përfunduar në pranga të martën.
Ata po dyshohen për vjedhjen e 255 telefonave mobil nga Telekomi i Kosovës, njofton Klan Kosova.
Kallëzimi penal për këta zyrtarë ishte bërë nga ish-kryeshefja e Telekomit, Burbuqe Hana.
Në kallëzimin penal që mbanë datën 29 maj 2020, Telekomi e akuzonte Musliun dhe Osajn për përvetësimin e telefonave mobilë në vlerë prej 327 mijë eurosh.
Në këtë dokument që e ka siguruar Klan Kosova, thuhet se Telekomi ia ka dëshmuar Prokurorisë Themelore në Prishtinës se si një sasi e madhe e telefonave është përvetësuar pa të drejtë nga ana e zyrtarëve të identifikuar të korporatës.