Amber Candy, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, ka reaguar me një mesazh të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale pas një komenti transfobik që i ishte bërë nga një grua.
Në një Instastory, ajo tha se i ishte thënë: “Femër lind, nuk bëhesh”, një fjali që, sipas saj, i kishte prishur mëngjesin.
“E para, unë feminilitetin nuk ia kam vjedhur asnjë femre në rruzullin tokësor”, tha Amber. “E dyta, e thënë nga një femër është e shëmtuar”.

Dhe e treta, nëse kjo femër mendon kështu, mund të sjellë burrin e saj, ta takoj. Dhe nëse burri i saj nuk do të kthehet më në shtëpi, unë do të bëhem prapë burrë”, shtoi ajo me ironi.
Gjatë kohës në BBVA, Amber ka rrëfyer publikisht sfidat e tranzicionit të saj gjinor, përfshirë prishjen e marrëdhënieve me familjen dhe humbjen e babait, i cili ndërroi jetë pas një diagnoze me kancer.
Ajo ka treguar se vendimi për të ndjekur identitetin e saj i kushtoi jo vetëm raportet familjare, por edhe biznesin që kishte në Shqipëri.
Amber ka deklaruar se babai i saj nuk arriti ta pranonte plotësisht përpara se të ndahej nga jeta, një humbje që ajo e përshkroi si “dhimbjen më të madhe të jetës”.