Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas shfaqjes së disa profileve të rreme në rrjetet sociale, të cilat sipas tij, po përdoren për të krijuar konfuzion rreth kandidaturës së tij për një mandat të ri në krye të komunës.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka theksuar se “uniteti brenda PDK-së është më i fortë se kurrë” dhe ka hedhur poshtë çdo spekulim që e lidh atë me ndonjë largim nga partia.

Ai ka deklaruar qartë përkushtimin e tij ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se nuk ekziston asnjë forcë që mund ta shkëpusë nga kjo parti.

Postimi i plotë:

Profilet e rreme, kanë filluar punën, po rizgjohen. Në zgjedhjet e kaluara, keqbërësit i kishin së paku 18 profile të rreme, ndërsa për këto zgjedhje, kanë arritur të bëhen po ashtu 18 profile/portale.

Asgjë e re nga metodat e zgjedhjeve të kaluara, mjegull ndaj kandidaturës time, mjegull ndaj PDK-së.

Megjithëse jemi kampion, bedelat e paskan shpikur emrin duke prodhuar shkurtesën PDK. Iniciativat qytetare janë të lira dhe nuk marrin leje nga unë.

E ritheksoj: PDK, dje, sot, nesër, pikë.

Uniteti në degën e PDK-së në Drenas është më i fortë se kurrë.

Nuk ka bir nane që më largon nga PDK!

 

Related Posts