Një kompani amerikane teknologjike e ka suspenduar drejtorin e saj ekzekutiv pasi një përqafim në ekranin e madh në një koncert të Coldplay – që përflitet se përfshin dy nga punonjësit e saj – u bë viral.

Në klip, i cili fillimisht u shfaq në një ekran gjigant në koncertin që u mbajt në Boston, shihen dy persona me krahët e mbështjellë rreth njëri-tjetrit.

Kur fytyrat e tyre shfaqen për t’u parë nga mijëra njerëz, burri dhe gruaja përkulen papritur dhe fshihen nga kamera.

Raportet se të dy janë drejtues në kompaninë Astronomer dhe thashethemet për një aferë që u shkaktuan nga komenti i liderit të grupit, më pas u përhapën në internet. Të premten vonë, kompania konfirmoi në X se drejtori i saj ekzekutiv Andy Byron ishte lënë me pushim.

Related Posts