Pejë – Një histori e rrallë mirësie dhe sakrifice vjen nga Spitali i Pejës, ku mjeku i njohur Dr. Besnik Ibraj ka kaluar me sukses një transplant veshke, falë dhurimit të bërë nga vetë vëllai i tij.
Pas ndërhyrjes së suksesshme, Dr. Ibraj është shprehur thellësisht mirënjohës ndaj vëllait të tij, duke deklaruar publikisht: “Vëllai ma shpëtoi jetën”.
Në një deklaratë prekëse , ai tha:
“Jam mirë dhe së shpejti do t’i rikthehem punës. Faleminderit familjes, miqve, kolegëve dhe mjekëve që më qëndruan pranë.”
Mirënjohja e tij nuk u ndal vetëm tek rrethi i ngushtë familjar dhe profesional, por ai e përmbylli mesazhin me një falënderim të thellë shpirtëror:
“Faleminderit Zotit”.
Rasti i Dr. Besnik Ibrajt është një shembull frymëzues i forcës familjare, mbështetjes njerëzore dhe besimit. Ai pritet të rikthehet në punën e tij si mjek në Spitalin e Pejës së shpejti, me një histori që do të mbetet në kujtesën e shumëkujt.