Dasma e Johnny Depp dhe Amber Heard në shkurt të vitit 2015, në një ishull privat në Bahamas, kishte çdo element të një përralle hollivudiane – plazhe të bardha, muzikë romantike dhe një ceremoni nën një belveder të zbukuruar me trëndafila të bardhë.

Por, siç zbulon një libër i ri dhe dokumentar i realizuar pas divorcit të bujshëm të çiftit, pas bukurisë dhe shkëlqimit fshihej një kaos i paparë me drogë, alkool dhe një marrëdhënie që shumë e përshkruanin si “e mallkuar që në nisje”.

Në dasmën luksoze, ku flamuj me kafka përshëndesnin të ftuarit dhe yurtet shërbenin si dhoma gjumi, miqtë e çiftit përfshiheshin në festa të shfrenuara me MDMA dhe verëra që kushtonin afro 500 dollarë (rreth 460 euro) shishja, shkruan DailyMail.

Shumë prej tyre, si shefi britanik Russell Borrill, kujtojnë sesi gatimet për dhjetëra persona përfundonin të paprekura pasi “të gjithë ishin të dehur ose nën efektin e drogës”.

Megjithatë, atmosfera e “lumturisë” ishte thjesht fasadë. Miqtë dhe të afërmit ishin tashmë dëshmitarë të përplasjeve të ashpra të çiftit, që vetëm sa do të përshkallëzoheshin pas martesës.

Një moment veçanërisht domethënës për marrëdhënien e tyre ndodhi vite më parë, gjatë xhirimeve të “The Rum Diary”, kur Amber mbërriti në set me një partnere femër dhe regjisori i shqetësuar e pyeti Johnny-n nëse kjo mund të ndikonte te kimia mes aktorëve.

“Asnjë protagoniste e imja nuk qëndron gej për shumë kohë”, u përgjigj Depp me gjakftohtësi.

Pavarësisht fillimit të vrullshëm, historia e tyre përfundoi në gjyqe të gjatë dhe akuza të ndërsjella për dhunë.

Siç thotë një mik i vjetër i Depp, në dasmë ata “dukej si balona të dehur” – një përshkrim i trishtë për një lidhje që nisi me pasion dhe përfundoi me shkatërrim publik. /Telegrafi/

Related Posts